Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Gjermani
Sport
January 20, 2022 - 20:19
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI
Largimi i Xherdan Shaqirit nga skuadra e Lyonit gjatë këtij muaji është i pashmangshëm.
Sipas “Sky” në gjuhën gjerman, Shaqiri tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e klubit francez që të largohet.
Mirëpo, ai ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Përkundër ofertave të shumta, mësohet se kthimi i Shaqirit në futbollin gjerman është një mundësi reale.
Bëhet e ditur se Shaqiri tashmë është në negociata me disa klube të Bundesligës por që emri i tyre nuk është zbuluar.