Zyrtare: Ferizaj e transferon futbollistin e ekipit belg

Zyrtare: Ferizaj e transferon futbollistin e ekipit belg

Sport January 20, 2022 - 17:55
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Ferizaj po vazhdon përgatitjet maksimale para fillimit të stinorit pranveror në Ligën e Parë.

Skuadra e Arbnor Morinës ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadiku.
Sadiku është bashkuar me ferizajasit nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e Superligës së Belgjikës.

Sulmuesi ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Drilon Sadiku nënshkruan me FC Ferizajë.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadikun.

Sadiku është bashkuar me klubin tonë, nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e superligës së Belgjikës.

Sadiku ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.

ëKlub jonë i uron Drilonit suksese me skuadren tonë.

Na priftë e mbaraë. /Zeri.info