
Llapi zhvendoset në Antalia
Skuadrat kosovare po përgatiten maksimalisht për stinorin pranveror të Superligës.
Shumica prej tyre kanë vendosur që fazën e dytë përgatitore ta zhvillojnë në Antalya të Turqisë.
Disa prej klubeve tashmë janë vendosur atje, ndërsa sonte është radha e Llapit për t'u nisur drejt tokës turke.
Skuadra e Batatinës do të qëndrojë 13 ditë atje dhe do të akomodohet në hotelin luksoz “Aska Lara Resort & Spa”.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
Sonte pas mesnate ekipi ynë, KF Llapi niset drejt Antalisë për zhvillimin e fazës përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.
Ekipi do të akomodohet në hotelin luksoz “ë ë ë & ë” për periudhën e qëndrimit nga data 21 janar deri më 3 shkurt.
Përveç stërvitjeve intensive nga dy herë në ditë, ekipi do t’i luaj edhe 5 ndeshje kontrolluese për të parë gjendjen reale para shumë sfidave me rëndësi që na presin në edicionin pranveror. /Zeri.info