Llapi skuadra e radhës që udhëton drejt Turqisë, do të vendosen në hotelin luksoz

Llapi skuadra e radhës që udhëton drejt Turqisë, do të vendosen në hotelin luksoz

Sport January 20, 2022 - 15:01

Skuadrat kosovare po përgatiten maksimalisht për stinorin pranveror të Superligës.

Shumica prej tyre kanë vendosur që fazën e dytë përgatitore ta zhvillojnë në Antalya të Turqisë.

Disa prej klubeve tashmë janë vendosur atje, ndërsa sonte është radha e Llapit për tu nisur drejt tokës turke.

Skuadra e Batatinës do të qëndrojë 13 ditë atje, dhe do të akomodohet në hotelin luksoz “Aska Lara Resort & Spa”.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Sonte pas mesnate ekipi ynë, KF Llapi niset drejt Antalisë për zhvillimin e fazës përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.

Ekipi do të akomodohet në hotelin luksoz “ë ë ë & ë” për periudhën e qëndrimit nga data 21 janar deri më 3 shkurt.

Përveç stërvitjeve intensive nga dy herë në ditë, ekipi do t’i luaj edhe 5 ndeshje kontrolluese për të parë gjendjen reale para shumë sfidave me rëndësi që na presin në edicionin pranveror.

Zyra për informim
20/01/2022