Interi pas 120 minutave mposht Empolin - Bajrami shënoi supergol

Interi pas 120 minutave mposht Empolin - Bajrami shënoi supergol

Sport January 19, 2022 - 23:41

Interi e ka eliminuar Empolin nga Kupa e Italisë, pasi ia doli të shënonte fitore 3-2 dhe atë në vazhdime, për të kaluar kështu në çerekfinale.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Alexis Sanchez kaloi Nerazzurët në epërsi me një asistim të Denzel Dumfries.

Me këtë gol të realizuar nga kiliani, përfundoi edhe pjesa e parë, por e dyta ishte tronditëse për Interin.

Në minutën e 61-të, Nedim Bajrami pranoi një asistim nga Kristjan Asllani, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Gjërat u përkeqësuan në minutën e 76-të, kur Andrei Radu shënoi auto-gol, duke bërë që Interi të futej edhe më shumë në presion.

Nga kjo situatë, kampioni në fuqi i Serie A-s shpëtoi në frymën e fundit, pasi Andrea Ranocchia (90+1) pranoi një asistim nga Edin Dzeko, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime, e aty Interi u tregua më luftarak dhe ia doli të shënonte golin e triumfit me anë të Stefano Sensit në minutën e 104-të.

Interi tani duhet të pres fituesin e duelit mes Romës dhe Lecce, për të mësuar se me kë do të luajë në rrethin tjetër.