Januzaj shënon në fitoren e Sociedadit kundër Atletico Madridit

Januzaj shënon në fitoren e Sociedadit kundër Atletico Madridit

Sport January 19, 2022 - 23:02

Real Sociedadi e ka eliminuar Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit, pasi shënoi fitore 2-0.

Skuadra vendase u tregua shumë e fortë për Los Cholchoneros, duke arritur të shënonte dy gola të bukur.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Joseba Zaluda asistoi te Adnan Januzaj që shënoi një gol të bukur me kokë.

Sociedadi e filloi edhe më mirë pjesën e dytë, duke ia arritur të shënonte edhe një herë.

Ishte minuta e 47-të e takimit, kur Alexander Sorloth shënoi për 2-0.

Atletico Madridi tentoi me të gjitha forcat që së paku të barazonte rezultatin, mirëpo nuk ia doli një gjë të tillë.

Kështu, Sociedadi e eliminoi skuadrën që drejtohet nga Diego Simeone, për të kaluar në rrethin tjetër.