Drita e nis me fitore, mposht skuadrën austriake në miqësore

Drita e nis me fitore, mposht skuadrën austriake në miqësore

Sport January 19, 2022 - 17:05

Në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, Drita e Gjilanit e ka zhvilluar sot një miqësore.

Skuadra e Ardian Nuhiut është përballur me skuadrën nga Austria, Floridsdorfer.

Ndeshja në fjalë i takoi Dritës me rezultat 2:0.

Golat për gjilanasit i shënuan Marko Simonovski dhe Muharrem Jashari.

Ndeshjen e dytë kontrolluese, Drita e luan më 23 janar.