Roma insiston për portugezin Moutinho

Roma insiston për portugezin Moutinho

Sport January 19, 2022 - 13:00
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolverhamptonit, portugezin Joao Moutinho kanë njoftuar mediumet në Itali të mërkurën.

Bëhet e ditur se mesfushori portugez është i gatshëm t’i bashkohet ekipit italian për të punuar me trajnerin Jose Mourinho. 35-vjeçari te Roma mund të transferohet për dy milionë euro pasi ekipi anglez nuk do t’ia vazhdojë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Roma është në kërkim të një mesfushori dhe reprezentuesi i Portugalisë po shihet si një zgjidhje e duhur për këtë repart. Këtë edicion, ai ka shënuar një gol në 20 ndeshje në Premier League.

Portugezi në vitin 2018 iu bashkua Wolverhamptonit nga Monaco kurse ka luajtur edhe te Porto e Sportingu.