Uzuni kërkohet në Spanjë dhe Gjermani

Uzuni kërkohet në Spanjë dhe Gjermani

Sport January 19, 2022 - 12:00
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Myrto Uzuni po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij si profesionist.

Falë paraqitjeve sinjifikative me fanellën e Ferencvarosi në Hungari, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e disa skuadrave evropiane..

Ora News mëson ekskluzivisht nga burime pranë futbollistet se dy klube nga bundesliga gjermane kanë shfaqur dëshirën për tu përforcuar me Uzunin në dritaren e transferimit në janar.

Interes për të ka edhe nga Spanja, por problem është klubi i Ferencvaroshit, që nuk kërkon të heq dorë nga shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili është kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm.

Uzuni ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2024 me kampionët e Hungarisë dhe vlera e tij sipas faqes së specializuar është 3.5 milionë euro.

Ofertat që kanë ardhur në klub nuk kanë kënaqur drejtuesit e Ferencvarosht, që kërkojnë së paku 6 milionë euor për kartonin e 26-vjeçarit.

Deri më tani në këtë sezon Uzuni ka grumbulluar 30 ndeshje me Ferencvaroshit duke shënuar 21 gola ndërsa ka kontribuar edhe me 8 asiste në 2.269 minuta lojë.

Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga komuniteti i sportit në Hungari, ku Myrto Uzuni, fitoi çmim prestigjioz duke u shpallur “Lojtari i vitit” sipas presidentë ve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.