Juventusi mposht Sampdorian dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi mposht Sampdorian dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Sport January 18, 2022 - 23:00
Lajmet e Fundit nga Sporti

Juventusi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Sampdorias, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” vazhdon rrugën e saj, duke zhvilluar paraqitje të mira në këtë vi.

Në minutën e 25-të, ishte Juan Cuadrado që shënoi një gol të bukur nga goditje e dënimit për 1-0.

Vetëm pas dy minutash sërish Juventusit shënoi për 2-0 me ALvaro Moratan, por VAR anuloi golin për një goditje dënimi gjatë aksionit.

Edhe pse kishte raste të tjera, më gola nuk kishte në pjesën e parë edhe pse Juve rrezikoi disa herë.

Në minutën e 52-të, Juventusi shënoi për 2-0, me Daniele Ruganin që ishte i saktë me kokë për 2-0.

Por Sampdoria hapi ndeshjen në minutën e 63-të, kur Andrea Conti shënoi me një goditje të bukur për 2-1.

Në anën tjetër Juventusi nuk u ndal dhe Paulo Dybala që u fut në lojë në pjesën e dytë arriti të shënojë për 3-1.

Juve fitoi penallti në minutën e 77-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Alvaro Morata që shënoi për 4-1.

Më këtë fitore Juventusi kaloi tutje, ndërsa në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes Sassuolo-Cagliari.