Brightoni dhe Chelsea ndajnë pikët

Brightoni dhe Chelsea ndajnë pikët

Sport January 18, 2022 - 22:57
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ndeshja mes Brighton dhe Chelseat e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier është mbyllur baras me rezultat 1-1.

Chelsea ishte më i mirë në pjesën e parë ku edhe arriti të shënonte.

Zhvillohej minuta e 28-të, kur Hakim Ziyech ktheu në gol nja asistim të Ngolo Kante për të shënuar për 1-0.

Por vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe e nisën mirë pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë.

Zhvillohej minuta e 60-të, kur Adam Ëebster me një goditje me kokë arriti të shënojë për 1-1.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat kishin raste, nuk arritën të shënonin.

Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Brihgton mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë.