Skuadra e Paqaradës eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Skuadra e Paqaradës eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Sport January 18, 2022 - 22:46
Lajmet e Fundit nga Sporti

Dortmundi është shokuar duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Skuadra e cila gjendet një kategori më poshtë se Bundesliga në të cilën bën pjesë Leart Paqarada, St. Pauli, ka eliminuar skuadrën e Dortmundit nga Kupa e Gjermanisë, për tu kualifikuar në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave nga St. Pauli.

Etienne Amenyido i dha avantazhin vendasve që në minutën e 4-të, gjersa Witsel shënoi në portën e gabuar për rezultatin 2-0.

Erling Haaland i ktheu shpresat skuadrës për rikthim pasi ngushtoi epërsinë në minutën e 58-të.

Pas këtij goli të norvegjezit, rrjetat mbetën të paprekura, kësisoj Dortmundi eliminohet nga gara.

Në këtë ndeshje, Leart Paqarada kompletoi 90 minuta dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në triumfin e skuadrës së tij.