Rikthehet Messi, stërvitet së bashku me bashkëlojtarët

Rikthehet Messi, stërvitet së bashku me bashkëlojtarët

Sport January 18, 2022 - 22:17
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi është rikthyer në stërvitje në grupin e përgjithshëm, shkruan Zeri.info.

Klubi ka publikuar një video nga një seancë stërvitore ku Messi ngrohet dhe merret me topin.

Argjentinasi ishte infektuar me COVID-19 dhe si pasojë kishte munguar në ndeshjen e Kupës së Francës dhe ndeshjet në Ligue 1 ndaj Lyonit dhe Brestit.

Messi pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Reimsit me 23 janar e cila fillon nga ora 20:45. /Zeri.info

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)