FIFA fton presidentin Ademi në Botërorin e klubeve 

FIFA fton presidentin Ademi në Botërorin e klubeve 

Sport January 18, 2022 - 20:53
Lajmet e Fundit nga Sporti

Federata Ndërkombëtare e Futbolllit, FIFA ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi që të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror të klubeve, që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri më 12 shkurt, njofton FFK, percjell Zeri.info.

Kjo ftesë është në vazhdën e ftesave që presidenti Ademi ka marrë nga FIFA për ngjarje të rëndësishme ndëkombëtare, në të cilat nuk e kanë pasur rastin të jenë të gjithë presidentet e Federatave anëtare të FIFA-së. /Zeri.info