Prishtina fluturon për Turqi, fillon fazën përgatitore

Prishtina fluturon për Turqi, fillon fazën përgatitore

Sport January 17, 2022 - 22:21

Prishtina me në krye trajnerin Abdulah Ibrakovic, ka udhëtuar për bregdetin turk ku do ta zhvillojë fazën përgatitore për vazhdimin e kampionatit.

Kampioni aktual do të qëndrojë për disa ditë në bregedetin turk për të mbushur bateritë.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë ndryshime në këtë afat kalimtar, duke liruar disa futbollistë dhe duke afruar kryesisht lojtarë të rinj.  Prishtina në Turqi do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore.

Kampioni aktual është në pozitën e 5-të me 24 pikë.