Tuchel flet për situatën e Brojës: Është lojtari ynë, është unik, por nuk është momenti për të diskutuar tani

Tuchel flet për situatën e Brojës: Është lojtari ynë, është unik, por nuk është momenti për të diskutuar tani

Sport January 17, 2022 - 15:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Brightonin është pyetur në lidhje me situatën e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, shkruan Zeri.info.

Pas paraqitjeve të mira të Brojës në kohët e fundit, Southamptoni dëshiron ta blejë kartonin e shqiptarit.

Dy klubet kanë biseduar mes vete që brenda kësaj jave do kthejnë përgjigjen vendimtare.

Në konferencë për shtyp, Tuchel është pyetur për situatën e Brojës, i cili e lavdëroi lartë qendërsulmuesin.

“Armando është duke u bërë më i mirë dhe më i mirë, lojtar shumë unik me fuqi unike. Shpejtësi, i fuqishëm dhe golashënues. Nuk është momenti për të diskutuar tani”.

“Është lojtari ynë dhe është duke bërë mirë. Por, është vetëm gjysma e sezonit. I duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe për të bërë deklaratën në Southampton. Ka një arsye pse janë lojtarët tanë”, deklaroi ai.

Broja këtë edicion për Southamptonin ka bërë 17 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe dhuruar një asist në Premierligë. /Zeri.info