Zhegrova tregon arsyen pse vendosi t’i bashkohej Lilles

Zhegrova tregon arsyen pse vendosi t’i bashkohej Lilles

Sport January 17, 2022 - 12:43
Lajmet e Fundit nga Sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ditë më parë u transferua te kampioni francez, Lille, shkruan Zeri.info.

Zhegrova ka zbuluar se kishte oferta edhe nga rivali i Lilles në Ligue 1, Marseille, si dhe nga Wolves në Premierligë.

Sulmuesi i ka refuzuar këto oferta pasi beson se mënyra se si luan kampioni francez i përshtatet më së miri stilit të lojës së tij.

“Lille më pëlqen më shumë se Marseille. Prandaj vendosa kështu. Është mundësi e madhe, klub i madh. Më pëlqen mënyra sesi luan Lille. Loja e Lille më përshtatet më shumë se ajo e Marseilles. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Lilles”, tha Zhegrova.

22-vjeçari iu bashkua Lilles nga Baseli të premten, në një marrëveshje prej 7 milionë eurove.

Zhegrova nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez.

Ai beson se futbolli në Ligue 1 do t’i përshtatet më shumë lojës së tij, megjithëse është më i vështirë.

“Ligue 1 është më e shpejtë dhe shumë më fizike, gjë që është shumë mirë për mua, sepse besoj se kjo i përshtatet më shumë mënyrës se si luaj unë. Do ta jap më të mirën nga vetja në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, shtoi ai. /Zeri.info