Zyrtare: Klubi italian shkarkon trajnerin

Zyrtare: Klubi italian shkarkon trajnerin

Sport January 17, 2022 - 11:53
Lajmet e Fundit nga Sporti

Klubi italian, Sampdoria ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Roberto D’Aversa, shkruan Zeri.info.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një komunikate.

“U.C. Sampdoria njofton se Roberto D’Aversa është liruar nga detyra si trajner i ekipit të parë.

Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe skuadrën e tij të pasme për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Sampdoria”, thuhet në komunikatën e klubit.

Shkarkimi i D’Aversa erdhi pas rezultateve negative me skuadrën, kështu duke vendosur që t’i ndajnë rrugët.

Trajneri 46-vjeçar drejtoi Sampdorian për gjashtë muaj, duke zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon në Serinë A, ku aktualisht skuadra renditet në vendin e 15 duke grumbulluar në total 20 pikë. /Zeri.info