Carlo Ancelotti regjistron 21 trofe në karrierë, pesë me Real Madridin

Carlo Ancelotti regjistron 21 trofe në karrierë, pesë me Real Madridin

Sport January 16, 2022 - 22:31
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka regjistruar 21 trofe në karrierën e tij si trajner, shkruan Zeri.info.

Pesë trofe I ka fituar me skuadrën aktuale, Real Madridin.

Trajneri më i mirë i klubit në botë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, Kupën e Botës për klube, Superkupën e UEFA-s, janë të gjitha trofetë të cilat i ka fituar me Realin.

Në total, 62-vjeçari italian ka 21 trofe në karrierën e tij, duke përfshirë tri fitore në Ligën e Kampionëve si dhe tituj kampion në katër ligat kryesore evropiane - Itali, Angli, Gjermani dhe Francë.

Italiani ka punuar në Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Bayern Munich, Napoli, etj.

Ai po ashtu ka qenë edhe ndihmës-trajner i Arrigo Sachi në Kombëtaren e Italisë.

Anchelotti përvec se e fitoi Superkupën e Spanjës sonte (e diel), ai është rrugës për ta fituar edhe La Ligën me madrilenët pasi janë lider në tabelë me 49 pike, e ndjekur nga Sevilla, që ka 44 pike. /Zeri.info