Roma fiton ndaj Cagliarit, vendos goli i Oliveiras

Roma fiton ndaj Cagliarit, vendos goli i Oliveiras

Sport January 16, 2022 - 20:04

Roma e ka mposhtur Cagliarin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Giallorossët rrezikuan me anë të Nicolo Zaniolos që u rrëzua brenda zonës, por VAR sinjalizoi se nuk ka penallti.

Roma vazhdoi me krijimin e rasteve, por Alessio Cragno bëri një pritje fantastike në minutën e 14-të, duke i mohuar Tammy Abrahamit golin me kokë.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Roma fitoi një penallti dhe atë në gol e konvertoi prurja më e re e tyre, Sergio Oliveira.

Edhe 45 minutat e dytë ishin të dominuar nga vendasit, duke rrezikuar përsëri me anë të Zaniolos (74’), por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës.

Cagliari e rrezikoi portën e vendasve seriozisht vetëm në minutën e 84-të, kur Joao Pedro u fut në zonë, por portieri bëri një pritje brilante.

Pas javës së 22-të, Roma është në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të do të kenë punë me Empolin.