Zyrtare: Everton shkarkon trajnerin, Rafael Benitez

Zyrtare: Everton shkarkon trajnerin, Rafael Benitez

Sport January 16, 2022 - 16:08
Lajmet e Fundit nga Sporti

Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Rafael Benitez, shkruan Zeri.info.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit anglez përmes një komunikate të lëshuar.

Shkarkimi i Benitez ishte shkaku i rezultateve negative, e sidomos humbja ndaj Norwichit.

“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të pare”, thuhet në komunikatën e klubit.

Benitez, iu bashkua Evertonit në qershor 2021. /Zeri.info