Vdes ish-futbollisti i Ballkanit, FFK-ja ngushëllon familjen

Vdes ish-futbollisti i Ballkanit, FFK-ja ngushëllon familjen

Sport January 15, 2022 - 21:37
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot (e shtunë) ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Ballkanit, Dervish Shala, i cili ishte një nga futbollistët më të njohur të gjeneratës së tij në Suharekë, por edhe më gjerë, shkruan Zeri.info.

Ai do të mbahet mend për kreativitetin që i dha lojës së futbollit, për urtësinë, humanitetin dhe profesionalizmin e tij.

E për vdekjen e tij telegram ngushëllimi familjes Shala i ka dërguar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i presidentit të FFK-së:

E nderuara familje Shala,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe ish-futbollistit të njohur Dervish Shala, andaj më lejoni që emër të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Shala ishte një nga futbollistët më të njohur të gjeneratës së tij në Suharekë, por edhe më gjerë, derisa kontributi i tij për futbollin e Kosovës do të kujtohet përherë.

Ai do të mbahet mend për kreativitetin që i dha lojës së futbollit, për urtësinë, humanitetin dhe profesionalizmin e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe tërë dashamirëve të futbollit të cilën e njohën të ndjerin Dervish Shala.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!. /Zeri.info