Zyrtare: KF Vëllaznimi prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: KF Vëllaznimi prezanton trajnerin e ri

Sport January 15, 2022 - 21:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Klubi nga Gjakova, KF Vëllaznimi ka prezantuar trajnerin e ri, Genc Tamniku, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Tamniku në të kaluarën ishte trajner i KF Liria dhe së fundmi Trajner i FC A&N.

Klubi po ashtu njoftoi se së shpejti do ta prezantojnë edhe stafin-ndihmës.

Njoftimi i plotë i KF Vëllaznimit:

KF Vëllaznimi ka kënaqësinë të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me z.Genc Tamniku që për pjesën e dytë të kampionatit të jetë në pozitën e Kryetrajnerit të klubit.

Genc Tamniku në të kaluarën ishte trajner i KF Liria dhe së fundmi Trajner i FC A&N. Së shpejtë do të ju njoftojmë edhe me emrat e stafit ndihmës.

Ditët në vazhdim do të ju prezantojmë me futbollistët të cilët kemi arritur marrëveshje. Stërvitjet fillojnë të hënën me 17.01.2022 në orën 14:00 në Stadiumin e Qytetit. Me respekt KF Vëllaznimi. /Zeri.info