Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i Lille

Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i Lille

Sport January 14, 2022 - 21:14
Lajmet e Fundit nga Sporti

Tashmë edhe zyrtarisht Edon Zhegrova është transferuar në Francë, tek ekipi kampion në fuqi, Lille, shkruan Zeri.info.

Pas këtij transferimi ka ardhur edhe reagimi i parë i Edon Zhegrovës.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj. Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Reprezentuesi i Kosovës, do të jetë pjesë e Lilles për katër vite e gjysmë.

Ylli kosovar i’u bashkua Lilles duke u larguar nga skuadra gjermane, Basel.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.

Edonin do ta shohim në Ligën e Kampionëve dhe mund të debutoj kundër kampionit të Evropës, Chelsea në shkurt. /Zeri.info