Nani rikthehet në Evropë, nënshkruan me skuadrën italiane në Serie A

Nani rikthehet në Evropë, nënshkruan me skuadrën italiane në Serie A

Sport January 14, 2022 - 20:32

Nani është rikthyer në Evropë pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anësori portugez do të luajë pjesën e mbetur të edicionit 2021/22 në Serie A.

Kjo tashmë është zyrtare, teksa ish-ylli i Manchester Unitedit do të luajë për ekipin e promovuar në elitë, Venezian.

Ai e ka nënshkruar sot kontratën me klubin e ri.

Formën jetësore Nani e pati në Manchester United, ku qëndroi për shtatë vite.