Zyrtare: Berat Ahmeti largohet nga Feronikeli

Zyrtare: Berat Ahmeti largohet nga Feronikeli

Sport January 14, 2022 - 18:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Futbollisti, Berat Ahmet ka njoftuar largimin nga FC Feronikeli, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një statusi në faqen e tij zyrtare “Facebook”.

Largimi nga klubi erdhi pas situatës së fundit të krijuar me problemet financiare.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Fc Feronikeli . Falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuam gjatë kësaj kohe , stafin e trenerave , bashkëlojtarët , tifozat Tigrat e Zi . Klubit i dëshiroj ditë shum ma të mira se këto që po kalon tani sepse e meriton nje klub si Feronikeli . Faleminderit”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”. /Zeri.info