Zyrtare: Drita nënshkruan me dy talentë të rinj

Zyrtare: Drita nënshkruan me dy talentë të rinj

Sport January 14, 2022 - 18:10
Lajmet e Fundit nga Sporti

FC Drita ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me dy futbollist të rinj nga akademia e klubit, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë pë Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”.

Talentët e rinj ishin pjesë e klubit të parë të DRITËS tani e 6 muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.

Postimi i plote i Klubit:

Klubi ynë, FC DRITA nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë

FC DRITA me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.

Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.

Talentët e rinj ishin pjesë e klubit të parë të DRITËS tani e 6 muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.

Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.

Ju prift e mbara, Ylli dhe Dienit!

FC DRITA. /Zeri.info