Florian Smakiqi zyrtarizon transferin te Drenica

Florian Smakiqi zyrtarizon transferin te Drenica

Sport January 14, 2022 - 17:38

Florian Smakiqi është portieri i ri i skuadrës së Drenicës.

Portieri i mirënjohur i futbollit kosovar i ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, pas një kohe të gjatë me shumë suksese tek ‘Industrialistët’.

Smakiqi për ‘GazetaBlic Sport’ ka konfirmuar se tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Skenderaj.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. "Jam i lumtur të konfirmojë se tashmë jam portier i skuadrës së Drenicës.

Kemi arritur marrëveshje gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Do të jap maksimumin tek skuadra e re ashtu siç kam bërë në çdo vend ku kam luajtur", tha Smakiqi.

Ky i fundit është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.