EKSKLUZIVE: FC Prishtina transferon futbollistin e talentuar kosovar

EKSKLUZIVE: FC Prishtina transferon futbollistin e talentuar kosovar

Sport January 14, 2022 - 17:19
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar, Bujar Pllana, do ta vazhdojë karrierën te skuadra më e madhe në Kosovë, FC Prishtina. 

"Zeri.info" mëson ekskluzivisht se FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili në edicionin e fundit e barti fanellën e Feronikelit. 

Image

Ai do të prezantohet në ditët në vijim nga FC Prishtina. 

Pllana është 20-vjeçar teksa Feronikelit i është bashkuar në verën e vitin 2020 nga Trepça '89. 

Në edicionin e fundit regjistroi 16 paraqitje me Niklin. 

Pllana është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21. 

Image

Pllana është transferi i parë i FC Prishtinës për afatin kalimtar të janarit. 

Nga Prishtina deri më tash janë larguar shtatë futbollistë: Besart Berisha, Kristi Vangjeli, Sabjen Lilaj, Xhevdet Shabani, Sodiq Atanda, Florent Avdyli dhe Olt Mehmeti. /Zeri.info