Futbollisti i Bayern Munichit me probleme në zemër

Futbollisti i Bayern Munichit me probleme në zemër

Sport January 14, 2022 - 16:52
Lajmet e Fundit nga Sporti

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga kampi i Bayern Munichut, ku mbrojtësi i majtë Alphonso Davies, është lënë jashtë fushës me prova të inflamacionit të muskujve të zemrës pasi u infektua me koronavirus, tha të premten trajneri Julian Nagelsmann.

Lojtari kanadez do të jetë jashtë fushës për të paktën “javët e ardhshme” pasi inflamacioni, i njohur si miokarditi, u zbulua në një ekzaminim pasues pas kthimit të tij në stërvitje këtë javë, tha Nagelsmann.

Trajneri e përshkroi inflamacionin si “të butë” dhe “jo aq dramatik”, duke përmendur rezultatet e një ekzaminimi me ultratinguj.