Kiana Kryeziu fiton normën olimpike

Kiana Kryeziu fiton normën olimpike

Sport January 14, 2022 - 15:32
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm i mirë vjen nga sportet dimërore – saktësisht nga komuniteti i skitarisë.

Sportistja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se Kryeziu ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Pekin.

“HISTORIKE - Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka shkruar KOK-u.

Kiana është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. /Zeri.info 

HISTORIKEë - Kiana Kryeziuë fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore @beijing2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonëë në Lojërat Olimpike Dimëroreë

URIME Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisëë#Beijing2022 #TeamKosova #KosovaSki pic.twitter.com/Bs5Aqnif5X