Zyrtare: Tjetër futbollist largohet nga Feronikeli

Zyrtare: Tjetër futbollist largohet nga Feronikeli

Sport January 14, 2022 - 13:29
Lajmet e fundit nga sporti

Feronikeli po braktiset nga futbollistët për shkak të krizës financiare. 

Sot largimin e ka bërë publik edhe mesfushori Alban Shabani.

‘Industrialistët’ po përballen me probleme të mëdha financiare dhe lojtarëve nuk po mund t’ua sigurojnë pagat për këtë arsye ata edhe po largohet.

Shabani më parë ka qenë pjesë e Llapit ku u rrit si lojtar dhe për një vit pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Më herët janë larguar edhe Behar Maliqi, Qemail Elshani, Lulzim Doshlaku, Dren Gashi dhe Florian Smakiqi.

Postimi i Alban Shabanit pa ndërhyrje

Te dashur familjare, miq, shok dhe dashamire dua te ju informoje se, bazuar ne rrethanat e veshtira qe gjendet Klubi im aktual Fc Feronikel , kemi arritur ne nje pike te veshtire te nje marreveshje reciproke per shkeputjen e kontrates time .

Ishte kenaqesi qe isha pjese e nje klubi sikurse Nikli.

Falenderoj trajnerin, bashklojtaret, stafin dhe te gjithe tifozat e klubit per bashkpunimin, durimin dhe hapsiren e dhene. I uroje klubit gjithe te mirat dhe rimekembje sa me te shpejt.

Me respekt Alban Shabani. /Zeri.info