Dani Carvajal infektohet me COVID-19

Dani Carvajal infektohet me COVID-19

Sport January 14, 2022 - 13:24
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Real Madridit ka njoftuar se Dani Carvajal rezultoi pozitiv me COVID-19.

Prandaj, mbrojtësi i djathtë do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës, të planifikuar për të dielën në orën 19:30 në Jeddah kundër Athletic Bilbaos.

Kjo e fundit mbrëmë e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Atletico Madridit, derisa “Los Blancos” eliminuan Barcelonën me rezultat 2-3.

Carvajal luajti për 90 minuta në ndeshjen kundër skuadrës së Barcelonës. /Zeri.info