Fitorja e Greqisë ndaj Belgjikës i jep shpresë Kosovës për kualifikim në Evropian

Fitorja e Greqisë ndaj Belgjikës i jep shpresë Kosovës për kualifikim në Evropian

Sport January 13, 2022 - 23:22
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Botërorin 2023. Pas fitores ndaj Turqisë, të mërkurën, Kosova ka hyrë në garë për kualifikim.

Në favor të Kosovës të enjten ka shkuar rezultati i ndeshjes Greqia – Belgjika. Fitore bindëse, 42:24 ka shënuar Greqia.

Pas pesë xhirove, në grupin e parë të fazës së parë kualifikuese udhëheq Greqia me 10 pikë. Grekët i kanë fituar pesë ndeshjet e deritashme. Por gara për pozitën e dytë është e hapur. Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë.

Në fundjavë luhet xhiroja e fundit. Kosova takohet të shtunën në udhëtim me Belgjikën, ndërsa të dielën është takimi Turqi – Greqi.

Kosovës i duhet patjetër fitorja ndaj Belgjikës, ndërsa për kualifikim i duhet edhe fitorja e Greqisë ndaj Turqisë.