Liverpooli dhe Arsenali ndahen baras, Xhaka ndëshkohet me karton të kuq

Liverpooli dhe Arsenali ndahen baras, Xhaka ndëshkohet me karton të kuq

Sport January 13, 2022 - 22:56

Ndeshja Liverpool-Arsenal mbeti nën hijen e kartonit të kuq të Granit Xhakës në minutën e 24-të te ndeshjes. Pas këtij momenti Arsenali u mbrojt me të gjitha forcat derisa Liverpool edhe pse pati afër 80 për qind posedimin e topit nuk arriti që të rrezikojë portën e portierit të Arsenalin Ramsdale. Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të enjten e ardhshme

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinales Liverpool- Arsenal.

Një fillim më i mirë nga Arsenali në pjesën e parë ku disa herë rrezikuan portën e Alisson. Por Liverpool do të këndellej pas minutës së 20 ku do të fillonte sulmet në drejtim të portës së Arsenalit.

Ishte pikërisht minuta e 24-të e ndeshjes kur Robertson bëri një krosim në drejtim të Diogo Jota e ku para tij Granit Xhaka do ta shtrinte këmbën duke goditur sulmuesin portugez në stomak. Kjo ndërhyrje u cilësua si ndërhyrje e rëndë nga gjyqtari Michael Oliver, i cili e përjashtoi Xhakën me karton të kuq.

Kjo bëri që Arsenali ta vazhdojë ndeshjen me 10 lojtarë për më shumë se 65 minuta. Liverpool filloi sulmet dhe posedimin e topit pas përjashtimit të Xhakës megjithatë nuk arritën që të shënojnë gol në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë prapë ishin Liverpool që vazhdonin me sulme në drejtim të portës së Ramsdale. Megjithatë, rastet e tyre nuk ishin të rrezikshëm dhe shumicën e tyre Gunners i ndalnin në zonën para 16 metërshit.

Madje, Arsenali pati një rast të mirë për të kaluar në epërsi. Tierney do të bënte një super pasim për Bakayo Saka në minutën e 71-të, por i riu i Arsenalit nuk arriti që të finalizon aksionin derisa goditjen e tij e priti Alisson.

Klopp bëri disa zëvendësime pas këtij rasti duke e larguar Trent Alexander Arnold dhe futur në lojë Neco William dhe në vend të Fabinhos hyri Alex Oxlade Chamberlaind.

Por, aksionet shterpë të Liverpoolit vazhdonin derisa Arsenali me siguri të madhe arrinte që t’i ndalte ata para zonës.

Rastin më të mirë për të shënuar gol e pati Minamino por sulmuesi japonez edhe pse portën thatë goditi jashtë golit.

Gjysmëfinalja e dytë Arsenal-Liverpool do të luhet të enjten e ardhshme. Fituesi do të shkojë në finale ku e pret Chelsea që dje eliminoi Tottenhamin.