Rangnicku zbulon arsyen pse refuzoi Chelsean edicionin e kaluar

Rangnicku zbulon arsyen pse refuzoi Chelsean edicionin e kaluar

Sport December 03, 2021 - 13:40
Lajmet e fundit nga sporti

Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester Unitedit, shkruan Zeri.info.

Ai erdhi pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit, duke nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezonit.

Pas përfundimi të këtij sezoni, Rangnick do të marrë rolin e konsulentit edhe për dy vjet të tjerë.

63-vjeçari ishte i lidhur edicionin e kaluar për një kalim te Chelsea në vend të Frank Lampardit por ai refuzoi ofertën e tyre, teksa në një intervistë ai zbuloi pse kishte refuzuar ofertën e “The Blues”.

Kur Chelsea më kontaktoi, ata më ofruan vetëm opsionin e të qenit trajner i përkohshëm për katër muaj”.

“Tani te United kam kontratë gjashtë muaj e gjysmë, është zhvilluar vetëm 1’3 e kampionatit, poashtu kam një rol këshillues dy-vjeçar”

“Nuk mund ta refuzoja ofertën e Man Utd, nëse ata më ofrojnë një kontratë afatgjate në fund të sezonit atëherë do të shikojmë”, tha Rangnick. /Zeri.info