Maldini shpallet menaxheri i vitit

Maldini shpallet menaxheri i vitit

Sport December 03, 2021 - 11:11
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka fituar çmimin ‘Menaxheri i vitit’ pas një sezoni fantastik me kuqezinjët.

Klubi nga qyteti I modës përveç që ishte në krizë rezultatesh, ata ishin edhe në krizë të parave, stiuatë kjo e cila u përmirësua falë punës së mirë të Maldinit, i cili punoi jashtëzakonisht shumë për të përmirësuar situatën në klub.

Çmimi ‘Manlio Scopigno’ të cilin e mori 54 vjeçari u bë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga komuniteti.

“Pas arritjes së historisë në fushë me Milanin dhe Italinë, ai po e zbulon veten se është gjithashtu një drejtor i madh. Si drejtor teknik i kuqezinjve, ai ka qenë në gjendje të kombinojë rezultate të shkëlqyera sportive me një vizion të zgjuar dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik. Ai ka qenë një figurë themelore për të rigjallëruar Milanin dhe për të shkruar një kapitull të ri në një histori të pafund”, thuhet brenda kësaj komunikate.

Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe është duke kaluar në formë të mirë.

Aktualisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë në Serie A me 35 pikë, një më pak larg kreut të tabelës që i takon Napolit. /Zeri.info