KEK-u e vetmja skuadër nga Liga e Dytë që kualifikohet në 1/8 e finales, klubi paralajmëron përforcime

KEK-u e vetmja skuadër nga Liga e Dytë që kualifikohet në 1/8 e finales, klubi paralajmëron përforcime

Sport December 03, 2021 - 11:05
Lajmet e fundit nga sporti

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 të finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Tashmë dihen të gjitha skuadrat, të cilat janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës: Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u.

KEK-u nga Obiliqi është skuadra e vetme nga Liga e Dytë e futbollit kosovar që ka arritur t’i kalojë dy runde në këtë garë.

“Elektricistët” sot arritën të mposhtin ish-kampionen e Kosovës, Trepçën, me rezultatin minimal 1-0, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales.

Në ndeshjen e rrethit të parë skuadra e KEK-ut kishte eliminuar Mati 1, e cila garat i zhvillon në Ligën e Tretë.

Gjithashtu, Sheshi” mëson se skuadra e KEK-ut do t’i bëjë disa përforcime në afatin kalimtar të janarit.