Man United 3-2 Arsenal, notat e lojtarëve: Ronaldo vlerësohet më së larti

Man United 3-2 Arsenal, notat e lojtarëve: Ronaldo vlerësohet më së larti

Sport December 02, 2021 - 23:46
Lajmet e fundit nga sporti

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve dhe një barazimi), Manchester United u rikthye te fitorja në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Man United shënoi fitore në derbin ndaj Arsenalit, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Old Trafford'', përfundoi me rezultatin 3-2.

Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo (dy gola) shënuan në fitoren e ''Djajëve të Kuq''. Ronaldo golin e dytë e shënoi nga penalltia.

Kurse, Emile Smith Rowe dhe Martin Odegaard shënuan për ''Topçinjtë''.

Ronaldo u vlerësua më së larti në këtë ndeshje, me notën 8.4.

Ndërkaq, Odegaard u vlerësua më së larti te Arsenali, me notën 7.3. /Zeri.info