Manchester United e fiton derbin ndaj Arsenalit

Manchester United e fiton derbin ndaj Arsenalit

Sport December 02, 2021 - 23:14
Lajmet e fundit nga sporti

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve dhe një barazimi), Manchester United është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Man United shënoi fitore në derbin ndaj Arsenalit, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Old Trafford'', ka përfunduar me rezultatin 3-2.

Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo (dy gola) shënuan në fitoren e ''Djajëve të Kuq''. Ronaldo golin e dytë e shënoi nga penalltia.

Kurse, Emile Smith Rowe dhe Martin Odegaard shënuan për ''Topçinjtë''.

Manchester United pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe tani renditet në pozitën e shtatë, kurse Arsenali mbetet i pesti me 23 pikë. /Zeri.info