Erikseni rikthehet në stërvitje

Erikseni rikthehet në stërvitje

Sport December 02, 2021 - 19:18
Lajmet e fundit nga sporti

Thuajse 6 muaj pas arrestit kardiak në fushë, që shokoi botën e futbollit, danezi Christian Eriksen rikthehet të stërvitet. Plot 173 ditë nga incidenti, fantazisti ka zbritur për të kryer një stërvitje kardio-vaskulare, të mbyllur me disa goditje në portë.

Eriksen ndodhet në Adalen të Danimarkës bashkë me familjen e tij dhe seancën stërvitore e ka kryer në kompleksin stërvitor në klubit të Odenses, klub në të cilin fantazisti është rritur.

Ky është një sinjal mjaft i bukur, që konfirmon dëshirën e danezit për të vijuar të luajë ende futboll dhe tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë trupi i 29-vjeçarit, pas rritjes graduale të ngarkesës.

Aktualisht Eriksen po bashkëjeton me një defibrilator artificial, çka ia bën të pamundur aktivizimin e tij me Interin, por mund të luajë në kampionate të tjera si ai holandez, anglez, apo edhe danez.