Interi shpreh interesim për portierin e ri boshnjak

Interi shpreh interesim për portierin e ri boshnjak

Sport December 02, 2021 - 18:25
Lajmet e fundit nga sporti

Interi raportohet se ka shprehur interesim për portierin boshnjak, Vladan Kovacevic, shkruan Zeri.info.

Sipas ''Interlive'', klubi italian është i interesuar në transferimin e dy portierëve, nuk specifikohet nëse bëhet fjalë me ose pa Andre Onanan, i cili thuhet se ka një marrëveshje me kampionin në fuqi italian.

Sipas këtij mediumi, Interi është në kërkim të një zëvendësuesi për Samir Handanovic, i cili është 37-vjeçar.

Kovacevic aktivizohet te skuadra polake, Rakow. 23-vjeçari është paraqitur në 10 ndeshje në kampionatin polak, në të cilat ka pranuar 10 gola.

Vladan Kovacevic së fundmi ka qenë i ftuar edhe nga Përfaqësuesja A e Bosnjës dhe Hercegovinës, por ende nuk ka debutuar zyrtarisht. /Zeri.info