Rinovimi duket larg, Dembele në radarin e dy klubeve të mëdha evropiane

Rinovimi duket larg, Dembele në radarin e dy klubeve të mëdha evropiane

Sport December 02, 2021 - 17:33
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi dhe Manchester United raportohet se janë duke monitoruar situatën e Ousmane Dembele te Barcelona, shkruan Zeri.info.

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se bisedimet rreth vazhdimit të kontratës së lojtarit janë duke shkuar ngadalë.

“Rinovimi i Dembele po ecën më ngadalë nga sa donim. Ne jemi ende duke punuar për të, duam që Ousmane të qëndrojë, ai mund të jetë një lojtar kyç nëse arrijmë një marrëveshje”.

Kontrata e reprezentuesit francez skadon në fund të këtij sezoni dhe sipas disa raportimeve në Spanjë, ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me katalunasit.

24-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017, kur ishte transferuar për 135 milionë euro nga Borussia Dortmundi.

Megjithatë, aventura e Dembeles në ''Camp Nou'' është përshkruar me lëndime të shumta.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Ousmane Dembele do të vendosë për rinovim të kontratës, apo do të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës. /Zeri.info