Cavani e dëshiron transferimin te Barcelona

Cavani e dëshiron transferimin te Barcelona

Sport December 02, 2021 - 17:04
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, mund të transferohet te Barcelona në afatin kalimtar të verës së ardhshme, shkruan Zeri.info.

Kontrata e uruguaianit me klubin anglez është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni dhe ai dëshiron t'i bashkohet Barcelonës në verë, sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe spanjolle.

Gjithashtu thuhet se 34-vjeçar beson në vete se mund të kalojë edhe dy sezone në nivele të larta të futbollit.

Edinson Cavani është pjesë e Manchester Unitedit që nga tetori i vitit të kaluar. /Zeri.info