Adnan Haxhaj largohet nga KF Vëllaznimi

Adnan Haxhaj largohet nga KF Vëllaznimi

Sport December 02, 2021 - 16:38
Lajmet e fundit nga sporti

Adnan Haxhaj ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e KF Vëllaznimit, shkruan Zeri.info.

Mbrojtësi i njohur bëri të ditur se deri te vendimi për t'u larguar nga Vëllaznimi, erdhi shkaku i problemeve financiare.

Haxhaj ka falënderuar qytetin e Gjakovës për mikpritje, si dhe tifozët për përkrahje, teksa theksoi se ishte nder për të që ta bartë fanellën e Vëllaznimit.

Njoftimi i plotë nga Adnan Haxhaj (pa ndërhyrje):

''Pershendetje Miq
Dua te ju njoftoj se qe nga sot nuk do te jem me pjes e K.F. Vëllaznimit.
Faleminderit Qytetit per mikepritje tifozeve per perkrhajen bashklojtarve dhe Stafit.
Per Mua ishte nder dhe knaqesi ta bartja fanelen e Vëllaznimit.
Nuk deshtem qe gjerat te rrjedhin keshtu por shkaqet financiare nuk na lan rrug tjeter veq se te largohem para kohe.
Klubit i uroj me te miren ne te ardhmen sepse eshte nje klub i madh dhe nje qytet qe e don Futbollin''.

Image

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i 33-vjeçarit.

Adnan Haxhaj në të kaluarën ka luajtur te skuadrat si Prishtina, Besa, Ferizaj, Liria, Llapi e KEK-u. /Zeri.info