Këto janë 16 skuadrat që u kualifikuan tutje në Kupën e Kosovës

Këto janë 16 skuadrat që u kualifikuan tutje në Kupën e Kosovës

Sport December 02, 2021 - 15:30
Lajmet e fundit nga sporti

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e fazës së 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Të mërkurën dhe të enjten janë zhvilluar ndeshjet e kësaj faze, ndërsa nuk kanë munguar edhe befasitë.

Favoritët kanë kaluar tutje, ndonëse disa me shumë vështirësi ndaj skuadrave më inferiore.

Skuadra e vetme e Superligës së Kosovës në futboll e cila nuk arriti të kalonte as pengesën e parë ishte Feronikeli që pësoi nga Fushë Kosova pas penalltive.

Ndërsa “pesëshja e madhe” siguruan plasmanin tutje, me Dritën e cila vuajti më shumë, pasi iu deshën edhe vazhdimet kundër Drenasit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Më poshtë janë të gjitha skuadrat që kaluan rrethin e parë të Kupës së Kosovës:

Ballkani

Gjilani

Drita

Llapi

Prishtina

Dukagjini

Ulpiana

Malisheva

Drenica

Fushë Kosova

2 Korriku

Ferizaj

Arbëria

KEK-u

Ramiz Sadiku

Onix