Drita vuan ndaj Drenasit, kualifikohet pas vazhdimeve

Drita vuan ndaj Drenasit, kualifikohet pas vazhdimeve

Sport December 02, 2021 - 15:10
Lajmet e fundit nga sporti

Drita është skuadra tjetër që ka siguruar plasmanin në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Skuadra gjilanase ka vuajtur shumë ndaj ekipit nga Liga e Parë, Drenasit për ta eliminuar.

Përkundër rasteve të shumta të krijuara, Drita nuk arriti të shënoj asnjë gol brenda 90 minutave, duke përfunduar ndeshja me rezultat 0-0.

Gjithsesi gjilanasit në lojën shtesë bën detyrën, kur i inkuadruari në lojë, Hamdi Namani realizoi për 1-0.

Goli i Namanit i siguroi Dritës plasmanin në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.