Zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s në FFK për harmonizim të dokumenteve zyrtare

Zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s në FFK për harmonizim të dokumenteve zyrtare

Sport December 02, 2021 - 13:45
Lajmet e fundit nga sporti

Një delegacion me zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s dje ka arritur në Kosovë, me ç’rast do të qëndrojnë për tri ditë.

Misioni i Yann Hafner, Luca Nicola, Denis Bastari nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA, është i fokusuar në çështje ligjore dhe dokumente bazike të FFK-së siç janë statuti dhe rregulloret.

Sot përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s i priti në takim presidenti Agim Ademi bashkë me u.d. e sekretarit të përgjithshëm Taulant Hodaj.

Ideja e këtij takimi është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FFK-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-s dhe UEFA-s.

Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së.