Xavi merr “dritën e gjelbër” për të bërë transferime gjatë janarit

Xavi merr “dritën e gjelbër” për të bërë transferime gjatë janarit

Sport December 02, 2021 - 11:25
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

FC Barcelonës i është dhënë drita e gjelbër për të bërë nënshkrime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Financat e blaugranëve mbeten në një kthesë dhe deri më tani besohej se ata nuk do të ishin në gjendje të forconin skuadrën këtë dimër.

Por në atë që është një nxitje e madhe për Xavi Hernandezin, Barça i ka dhënë dritën jeshile për të bërë shtesa.

Gjatë konferencës për medie, përpara votimit të “Espai Barça”, drejtoi i përgjithshëm, Fran Revert tha : “Natyrisht, Barça do të jetë në gjendje të nënshkruajë në janar. Në janar dhe verë”.

Sipas “Sport”, katalanasit tani do të planifikojnë të bëjnë nënshkrime dhe Xavi do të ketë fjalën e fundit për çdo hyrje.

Skuadra spanjolle tashmë është e lidhur me lojtarë si Ferran Torres dhe Dani Olmo, por pyetja tani është se sa mund të shpenzojë Barcelona.