Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të rrethit të dytë

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të rrethit të dytë

Sport December 02, 2021 - 08:47
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Ditën e djeshme janë zhvilluar 11 ndeshje në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës.

Ndërkohë, për sot janë në program pesë ndeshje të tjera për t’u zhvilluar.

Njëra nga skuadrat favorite për ta fituar Kupën, Drita do të pres në stadiumin e tyre ekipin nga Liga e Parë, Drenasin.

Gjilanasit synojnë të fitojnë dhe të kalojnë tutje, derisa Drenasi udhëton për befasi.

Flamurtari dhe Ferizaj do të përballen në Bërnicë në një sfidë shumë interesante, derisa interesantë pritet të jetë edhe në duelin Arbëria – Vitia.

Skuadra tjetër nga Supeeliga, Dukagjini i Klinës luan në udhëtim te Liria, derisa dueli tjetër është ai mes KEK-ut dhe Trepçës.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 12:30. /Telegrafi/

Kupa e Kosovës 1/16 e finales

E mërkurë, 01.12 2021

Ramiz Sadiku – Vushtrria 1-1, pas vazhdimeve 2-1

Feronikeli – Fushë Kosova 0-0 në vazhdime 0-0, pas penalltive 1:4

A&N – Gjilani 0-1

Besa – Prishtina 0-4

Malisheva – Istogu 1-0

Ulpiana – Vëllaznimi 3-0

Rahoveci – Ballkani 1-3

Trepça’89 – 2 Korriku 2-2 vazhdime 2-2, pas penalltive 2:

Llapi – Kika 2-1

Prizreni – Onix 1-5

E enjte, 02.12.2021

Drita – Drenasi

Liria – Dukagjini

Arbëria – Vitia

KEK-u – Trepça

Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë).